Privohen nga liria tre banorë të Gostivarit për mos respektim të orës policore

Policia e Gostivarit ka inicuar padi penale kundër tre personave, dy nga fshati Starajan dhe një nga fshati Balindoll, për shkak të shkeljes së orës policore.

Dy banorët e Strajanit, S.D. 21 vjeçar dhe S.B. 44 vjeçar, janë hasur në 15 pas hyrjes në fuqi të orës policore, konkretisht të ndalimit të lëvizjes, në rrugën “Beliçica” në Gostivar.

Banori i Balindollit, 33 vjeçari A.L. është hasur duke lëvizur në lagjen “Pitarnica” rreth orës 22.15 minuta.

“Ata, megjithëse kanë qenë të detyruar të veprojnë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke ndaluar lëvizjen e popullatës brenda periudhës nga 21.00 deri në orën 05.00, nuk i kanë zbatuar masat e detyrueshme dhe janë vërejtur duke lëvizur rrugëve të Gostivarit”, thonë nga MPB.

Dy banorët e Strajanit kanë lëvizur në këmbë, kurse ai i Balindollit me veturë të llojit “Volkswagen Bora”. Që të tre janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtejshme. Ndryshe, nga fillimi i orës policore, të njejtin kufizim e kanë shkelur 7 banorë të Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share