Matje temperature dhe anketë epidemiologjike për ata që futen në Spitalin e Gostivarit

Të gjithë personat të cilët nga dita e sotme futen në Spitalin e Gostivarit do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës dhe anketës epidemiologjke. Kjo masë vlenë pos pacientëve dhe për personelin mjekësor. Te ata që do të konstatohet temperaturë e lartë, do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Repartin Infektiv.

“Nga sot në hyrjen kryesore të spitalit të Gostivarit nga personeli mjeksorë dhe personat e autorizuar të sigurimit të objektit bëhet matja e temperaturës dhe anketa e epidemiologjis për të gjithë të punsuarit dhe pacientët të cilët vizitojnë spitalin e Gostivarit. Personat të cilët do te kenë temperaturë të lartë dhe shenja dyshuese automatikisht do të dërgohen në repartin e infektologjisë për trajtim të mëtutjeshëm”,

thuhet në njoftimin e drejtorisë së Spitalit të Gostivarit. Nga aty ftojnë qytetarët që të kontribojnë që sa më shpejtë të tejkalojmë krizën e epideminsë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share