Shtabi i emergjencës në Gostivar me konkluzë:Situata në Gostivar mbahet nën kontroll

Shtabi i emergjencës në Gostivar,mbajti mbledhje në të cilën u shqyrtua situata aktuale me virusin korona dhe u raportua për gjendjen aktuale në Komunën e Gostivarit ndërmerren në vijim.

Me mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa i pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve publike, Qendrës për menaxhim me kriza dhe Qendërs për shpëtim,si dhe drejtuesit e Spitalit të përgjithshëm dhe Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar.

Për gjendjen aktuale dhe aktivitetet e ndërmarra konstatim i përbashkët i të pranishmive ishte se situata është nën kontroll dhe se situata e krijuar nga prania e koronavirsuit menaxhohet në nivel të kënaqshëm.

Mbledhja e Shtabit të emergjencave në Gostivar informon se deri ditën e sotme në qytetin e Gostivarit janë testuar 25 persona, ku vetëm një person mbetet pozitiv me koronavirus, që u zbulua nga java e kaluar.

Siç informojnë nga komuna, kryetari Arben Taravari bëri të ditur se situata mbahet nën kontroll, dhe aktualisht nga pushteti lokal në Gostivar nuk zhvillohet asnjë aktivitet tjetër pos preventivës kundër Covid 19.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut sqaroi se deri tani kanë qenë të detyruar të mbyllin 12 objekte hotelerike të cilët e kanë shkelur detyrimin për të mos punuar deri sa kemi gjendje të jashtëzakonshme. Njëri objekt është mbyllur sot në mëngjes. Nga policia u tha se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona për mos respektim të orës policore”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se në izolim ndodhen 116 banorë të Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share