Një 66-vjeçare nga Dibra, viktima e tretë nga virusi korona në RMV

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 16:00 njoftoi se ka ndërruar jetë një grua 66-vjeçare nga Dibra e cila paraprakisht ka pranuar terapi kronike për hipertension. Me këtë numri i viktimave në RMV nga virusi korona ka arritur në 3, ndërkaq numri i të infektuarve gjithsej 177.

“Bëhet fjalë për gruan e cila në periudhën e kaluar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq ndërroi jetë përpara disa orëve”, tha FIlipçe.

Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me virusin korona në vend.

Sipas qyteteve, rastet e reja janë diagnostikuar në Shkup (20), Kumanovë (3), Veles (3), Prilep (2) dhe Dibër (1).

Deri më tani, 2 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona, ndërkaq një është shëruar.

Sipas vendbanimit deri më tani më së shumti të infektuar ka Shkupi, gjegjësisht 108, pastaj Dibra (41) – prej të cilëve 2 kanë ndërruar jetë, Kumanova (11) – prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë, Shtipi (7), Velesi (3), Kavadari (2), Ohri (2), Prilepi (2) dhe Gostivari (1).

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share