Zhbogar: BE do ta ndihmojë Maqedoninë me 66 milion euro kundër korona virusit

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot lajmëroi se Bashkimi Europian do t’i ndihmojë Maqedonisë në luftën kundër virusit korona, me gjithsej 66 milion euro, informon Zhurnal.

Prej tyre, 50 milion euro do të dedikohen për rimëkëmbjen socio ekonomike, ndëras nëntë milion për sektorin privat.

“Të gjithë së bashku në luftën kundër këtij virusi të keq. Në këto kohëra të vështira, BE do ta mbështetë Maqedoninë e Veriut me katër milion euro për nevoja urgjente, 50 milion euro për rimëkëmbje socio ekonomike, nëntë milion për sektorin privat, tre milion për mbështetje direkte për buxhetin”, ka shkruar Zhbogar në “Twitter” profilin e tij.

We are all together in the fight against this vicious virus. In this time of need EU will support North Macedonia with:
➡️Up to 4 mio for immediate needs
➡️Up to 50 mio for socioeconomic recovery
➡️9 mio for private sector
➡️3 mio direct budget support
#IdninaZaedno #EUsoTebe pic.twitter.com/dhBQNSj6yz— EU Ambassador (@AmbassadorEU) March 24, 2020

Ndryshe dje ministri i punëve të jashtme tha se BE do ta ndihmojë Maqedoninë me 69 milion euro, ndërsa zv.kryeministri Bujar Osmani pohoi se me 70 milion euro, që në fund kjo shumë të bie në 66./Zhurnal.mk

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share