Maqedonia e Veriut i fillon negociatat për anëtarësim në BE

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-s sot përmes video konferencës, do të aprovojnë konkluzionet e përfunduara në nivel ambasadorësh duke i dhënë një dritë jeshile për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, ministrat nuk do të udhëtojnë sot në Bruksel, por do të takohen përmes videokonferencës. Dje, të gjitha 27 vendet-anëtare, pas negociatave të vështira, ranë dakord që metodologjia e propozuar e rinovuar e Komisionit Evropian për anëtarësim është e kënaqshme dhe se përparimi i reformës së Maqedonisë së Veriut është i mjaftueshëm për të hapur negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian.

Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet “sa më shpejt që është e mundur”, qëndron në projekt konkluzionet e vendeve-anëtare.

Konferenca ndërqeveritare shënon hapjen zyrtare të kapitujve, dhe Komisioni Evropian së pari duhet të hartojë një kornizë bisedimesh, e cila gjithashtu duhet të miratohet nga vendet-anëtare.

Maqedonia e Veriut gjithashtu do të duhet ta përgatisë pozicionin e saj negociues përpara fillimit të këtij procesi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share