Në SHBA për një natë numri i të infektuarve me koronavirus është rritur në 9.339 persona

Në SHBA për një natë numri i sapo të infektuarve nga koronavirusi është rritur në 9.339 persona, kumtuan sot vullnetarët nga “Worldometers”, ndërsa në qytetet më të mëdha si Nju-Jorku, Çikago, Las-Vegas dhe Los-Anxhelos është vendosur karantinë dhe rrugët dhe sheshet e tyre janë zbrazur.

Siç kumtohet, nga sapo të infektuarit, 117 persona kanë vdekur, ndërsa në gjithë Amerikën numri i përgjithshëm i të vdekurve është 419 persona.

Deri më tani, raste të vërejtura me të infektuar në SHBA janë te 35.121 persona. Me këtë, në 24 orët e fundit rritja e të sëmurëve është mbi 35 për qind. Momentalisht, Amerika është në vendin e tretë sipas numrit të të infektuarve me Kovid-19, pas Italisë dhe Kinës. Related Posts

Rasti i parë me koronavirus në SHBA është regjistruar gjatë fundit të janarit. Pandemia është përhapur shumë shpejtë.

Në qytet e mëdha si si Nju-Jorku, Çikago, Las-Vegas dhe Los-Anxhelos është vendosur karantinë dhe autoritetet këshillojnë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Në televizionin amerikan tregohen skena të rrugëve të shkreta dhe shesheve në këto metropole.

Për shkak të virusit, është i zbrazët Tajms skuer në Nju-Jork, dhe në Las-Vegas, një nga atraksionet kryesore turistike për miliona amerikanë, nuk ka turistë dhe shëtitës, rrugët janë të zbrazëta dhe shëtitoret në bregdetet e Los-Anxhelosit dhe Çikagos.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share