Pacienti i dytë në Gostivar, i dyshuar për infektim me Kovid 19, del negativ

Rezultate e testit të qytetares nga Komuna e Vrapçishtit e cila dyshohej se mund të jetë prekur nga virusi korona, janë negative. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Reparti Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit, aty ku i është marr brisi për testimin.

Ratko Naumovski, Udhëheqës i repartit infektiv në Gostivar tha se rezultatet e pacientes së dytë janë pritur më shumë se një ditë e gjysëm. Aktualisht në Gostivar mbetet vetëm një qytetare e prekur nga Covid 19, e konstatuar nga java e kaluar.

Momentalisht në repartin infektiv në Gostivar janë vendosur 2 pacientë prej të cilëve njëri rast siç dihet tashmë ka dalë pozitiv dhe merr trajtim mjekësor, ndërsa pacientit tjetër i është marr bris nga fyti dhe hunda dhe jemi në pritje të rezultateve. Pacienti është në gjendje stabile, pa simptoma por gjithsesi duhet respektuar masa e izolimit apo vetëizolimit”.

Naumovski u shpreh se përveç këtyre dy rasteve, deri më tani nuk janë regjistruar raste tjera me simptoma të Covid 19-tës.

“Gjendja momentalisht është e qetë, pacientë të tjerë nuk kemi pranuar. Ata që vinë me simptoma njëherë paraqiten tek reparti i shërbimit epidemiologjik pastaj vijnë tek ne. Nuk e di se në çfarë gjendje ka ardhur pacienti i ri në repartin tonë sepse unë nuk kam qenë kujdestar kur është paraqitur rasti i dytë. Ne i kemi të gjitha mjetet dhe preparatet e duhura për rastet me koronavirus, prandaj falemnderoj drejtorin për gatishmërinë e treguar që për një ditë ose për pak orë ka siguruar gjithçka që neve na del në ndihmë si ekip mjekësor”.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi tha se qytetarja e konfirmuar me virusin korona është kthyer nga shërimi shtëpiak sërish në Repartin Infektiv, pasi ka pasur ankesa nga banorët te ndërtesa ku jeton 45 vjeçarja.

45 vjeçarja ka gjendje tejet të mirë dhe të premten e kësaj jave do ti nënshtrohet edhe një testimi prej ku pritet të konstatohet shërimi i saj pas rreth dy javësh qëndrimi në karantinë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share