Shtabi i emergjencës i Komunës së Gostivarit me apel: Qytetarët të vazhdojnë tu përmbahen rekomadimeve

Shtabi i Emergjencës pranë Komunës së Gostivarit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është referuar mbi gjendjen aktuale me virusin korona në territorin e Gostivarit dhe të Vrapçishtit.

Situata është e qetë, megjithatë ndërgjegja duhet të mbahet në nivel porositën udhëheqësit e institucioneve lokale.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili kryesoi këtë mbledhje, në press-konferencë pasi bëri të ditur konkluzionet e dala nga mbledhja e sotme, tha se theksi vendoset sërish në respektimin e vazhdueshëm të rekomandimeve mbi Covid 19.

Ai tha se periudhën e ardhshme do të kryehet dezinfektim i banesave kolektive dhe çdo automjet që hynë e del nga Gostivar, poashtu do të dezinfektohet.

Kryetari Taravari ka përshëndetur edhe vendosjen e orës policore, për të cilën tha se Komuna e Gostivarit e ka propozuar shumë më herët të ndërmerret si masë.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani tha se në komunën që ai drejton aktualisht ka 90 persona në izolim shtëpiak.

Ndryshe, mbledhja e radhës e Shtabit të emergjencave është thirrur për të enjten e kësaj jave me fillim në ora 10.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share