Taravari:Propozimi i Zaevit katastrofal!

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arban Taravari në press konferencën e cila u mbajtë sot fill pas mbledhjes së shtabit të emergjencës,foli edhe për masat ekonomike të propozuara nga ish kryeministri Zaev,e me të cilat asesi nuk pajtohet me propozimin në fjalë…

Edhe pse kemi moratorium për aktivitete politike, më duhet patjetër të reagojë. Reagimi im vjen në cilësin e udhëheqësit të institucionit Komunë e Gostivarit. Këto propozime janë katastrofale, absolutisht nuk duhet të ndodh një gjë e tillë. Administratorët duhet ta marrin rrogën aq sa e kanë. Pajtohem për personat që kanë pagë 40 mijë denarë, të kenë zvogëlim pesë përqind. Ata që kanë mbi 50 mijë denarë, të kenë mbi dhjetë përqind. Funksionarët dhe personat që janë në Këshilla drejtuese, po duhet. Pajtohen rrogat tona të ulen për dy muaj, tre e katër muaj dhe të marrim rrogë minimale, por administratës assesi nuk duhet t’i ulet rroga Spasovski të mos miratoj masat ekonomike të propozuara nga bashkëpartiaku i tij dhe ish kryeministri z. Zoran Zaev. Në këtë kohë të jashtëzakonshme të mos nxitohemi dhe të sjellim vendime të arsyeshme.“-theksoi mes tjerash kryetari i Komunës Arben Taravari.

# rri në shtëpi, mos dil

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share