Angela Merkel në karantinë

German Chancellor Angela Merkel looks on as she attends a news conference at the Chancellery in Berlin, Germany, May 16, 2019. REUTERS/Fabrizio Bensch - RC1E3F992ED0

Kancelarja Angela Merkel ka vendosur që vullnetarisht të futet në karantinë shtëpiake, pas konfirmimit të lajmit se është infektuar një mjek, tek i cili kancelarja ka qenë në kontroll ditën e premte. Vendimin e kancelares Merkel e  ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Mjeku i cili i ka dhënë kancelares të premten një vaksinë kundër pneumokokeve, është diagnostifikuar sot pozitiv në virusin Corona”, bëri të ditur zëdhënësi Seibert.

Kancelarja Merkel ka bërë menjëherë një test. Por Seibert tha se testimet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, sepse vetëm një test nuk mjafton.

Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel ka mbajtur një takim me gazetarë, ku ka publikuar vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në këtë vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share