Rritet rreziku i përhapjes së coronavirusit në Afrikë, pandemia ka prekur 41 nga 54 shtetet afrikane

Shtete e Afrikës e kanë filluar mbylljen si pasojë e coronavirusit, pasi u raportuan mbi 1,000 viktima nga kjo sëmundje.

Nigeria u bë e para, që do të njoftojë se do të mbyllë aeroportet për një muaj, duke ia pamundësuar aterrimin e aeroplanëve të huaj, transmeton Telegrafi.

Të gjitha daljet nga shtëpitë në Ruandë janë të ndaluara për dy javë, përpos në raste shumë të rëndësishme, si dhe për blerjen e barnave dhe ushqimeve.

Në Afrikën Lindore ku janë shënuar 17 raste, punonjësve iu është kërkuar të punojnë si të sektorit publik ashtu edhe atij privat, të punojnë nga shtëpitë. Derisa, Tunisia e ka ndërmarrë këtë bllokadë disa ditë më herët.

Angola dhe Eritrea njoftuan për rastet e para dhe bllokadën e ndërmarrë, që do të thotë se 41 nga 54 shtetet afrikane janë prekur nga pandemia deri më tani.

Kongo e ka raportuar vdekjen e parë, derisa Burkina Faso raportoi edhe dy raste të reja, ndërsa Uganda do t’i mbyllë kufijtë, po jo edhe për mallra.

Të gjithë ata që arrijnë në Etiopi, do t’i nënshtrohen kontrolleve dhe varësisht nga nevoja të hyjnë edhe në karantinë, ndërsa Somalia do të lejojë edhe dy ditë që vendasit të kthehen në vendlindje, para se t’i mbyllë aeroportet në tërësi. /Telegrafi/

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share