Shkon në 24 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

24 persona janë prekur nga koronavirusi në Kosovë deri në këto momente. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi pozitiv edhe dy raste të reja një grua 53 vjeçe nga Suhareka dhe një 43 vjeçar nga Gjakova.

Në 24 orët e fundit janë kryer 77 teste, ku dy rezultuan pozitive. Të dy rastet pozitive janë raste kontakti nga të prekurit e mëparshëm.

Ministria sqaron se nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020  janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta për covid 19, nga ku kanë rezultuar 24 raste pozitive.

Autoritetet në Kosovës vijojnë thirrjet për qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruajnë distancën me njëri-tjetrin për të shmangur sa më shumë përhapjen e covid 19.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share