Koronavirusi, Italia më shumë viktima se Kina

Përse Italia ka më shumë viktima nga koronavirusi se Kina, edhe pse ka një popullsi 22 herë më të vogël? Kjo është pyetja që shtrohet më shpesh kur dëgjon shtimin çdo ditë me ritme gjithnjë e më të shpejta të numrit të të vdekurve në Itali.

3 janë arsyet, sipas Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë. E para është se Italia ka shumë të moshuar, kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi. Statistikat e vitit 2019 treguan se mosha mesatare në këtë vend, është mbi 46 vjeç, ndër më të lartat në botë. Në gjithë Italinë numërohen afro 21 milionë banorë mbi 65-vjeç, 1/3 e popullsisë.

Koronavirusi është më i përhapur në rajonet veriore të Lombardisë, Venetos e Emilia Romangas që përbëjnë zemrën e industrisë italiane. Arsyeja e dytë lidhet pikërisht me ndotjen e ajrit nga fabrikat.

Zonat industriale ndodhen shumë pranë qyteteve, që hyjnë në listën e zonave me ajrin më të ndotur në Europë. Për këtë arsye shumë të moshuar kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes. Rreth 40% e popullsisë italiane jeton në ato zona.

Arsyeja e tretë pse Italia ka kaq shumë viktima është edhe shkurtimi drastik i fondeve për shëndetësinë si pasojë e krizës financiare të 2010-s. Brenda një dekade, fondet publike për laboratorët kërkimorë u reduktuan me 21%, çka detyroi qindra shkencëtarë brilantë të emigronin për t’u punësuar në vendet e huaja.

Tv Klan

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share