Covid 19, lahen dhe dezinfektohen të gjitha xhamitë e Gostivarit

Xhumaja e parë, pas shpalljes së pandemisë së virusit Korona (Covid-19), në të gjitha xhamitë e Bashkësisë Fetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar me desinfektimin e xhemateve në hyrje dhe në dalje të objektit fetar islam, në përputhje me Apelin e Kryetarit të BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, dhe të institucioneve shëndetësore të vendit për masa parandaluese kundër sëmundjes së paraqitur në nivel botëror.

Desinfektim është zhvilluar edhe në xhamit në territorin e Gostivarit.

“Në traditën islame është kujdesi për higjienën personale dhe të rrethinës – siç është marrja e avdesit, gusllit etj. – megjithatë besimtarët e kanë për obligim që në rrethana të jashtëzakonshme vetë ta ngrenë nivelin e mbajtjes së pastërtisë dhe zhvillimin e riteve fetare gjithnjë ta bëjnë konform mësimeve nga Kurani i shenjtë, Sunneti i Pejgamberit (a. s.) dhe Kushtetuta, ligjet dhe rregulloret që ka BFI si institucion fetar islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Muftinia e Gostivarit.

Xhamitë nuk do të mbyllen edhe pse besimtarërt këshillohen të falen në shtëpitë e tyre. Nga Muftinia e Gostivarit thonë se do të bëhet kujdes maksimal që të ruhen besimtarët nga pranimi apo shpërndarja eventuale e virusit Korona./tv globi

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share