Rrëfimi i bashkëqytetarit tonë nga Mantova (Lombardia,Itali)

Bashkëqytetari ynë, Jeton Kreci, i cili më shumë se 30 vite jeton e punon në Itali,sot në rrjetin social Facebook postoi një rrëfim rrënqethës,ku tregon se si zhvillohet jeta këto ditë në vendin me rezik më të lartë në kontinentin e vjetër,në vazhdim postimi i plot:

Miq te nderuar ju shkruaj nga vendi qe momentalisht eshte ne qender te vemendjes sa i perket korona virusit, nga Italija. Une jetoje dhe punoje me shume se 30 vite ne Itali.Sot punoj dhe banoj afer qytetit Mantova qe ndodhet ne krahinen e Lombardise. Shumica nga ju e keni pare apo degjuar se cka eshte duke ndodhur ne ruzullin tokesore e sidomos ne Itali sa i perket ketij virusi. Une nga 1 marsi qe jam ne shtepi dhe nuk punoj, jo vetem une por 80 % e popullsise jane neper shtepi te mbyllur duket shfrytezuar pushimet e tyre dhe fale Zotit per momentin jemi shendoshe dhe mire. Ketu me te vertete gjendja eshte e jashtezakonshme. Rijme ne shtepi tere diten duke ndegjuar lajme dhe duke shikuar filma, si ne burg shtepijak. Nga shtepija dalim vetem per nevojat themelore, furnizimi per ushqim apo ndonje bar ne barnatore. Ketu te gjithe vetesherbimet apo supermarketet jane te hapur dhe nuk na mungon gje, qe dmth. jane plot me asortimente. Per tu furnizuar me ushqime del vetem njeri nga familja. Kur dalim nga shtepija per tu furnizuar perdorim maska dhe doreza. Para cdo supermarketi barnatore dhe shitoret per gazetat e duhan ka dezinfektues dhe doreza, te tjerat shitore si bare,ristorantet,butiket dhe shitoret tjera jane te mbyllura deri ne urdherin e ardheshem nga shteti. Transporti publik eshte i reduktuar dhe funksionojne vetem tre lidhje mbrenda dites.
Ju jeni te informuar se deri mbreme kane qene te infektuar nga korona virusi 17666 persona, prej tyre 1266 kane nderuar jete dhe 1439 jane sheruar. Peqindja e viktimave eshte 97% nga 67 vjet e me tej. Viktima e pare nga shkaku i korona virusi ndodhi para 3 javesh, e kurse sot shihni se ku ka mberitur. Ne ditet e ardheshme pritet kulminacioni per shkak se virusi eshte duke goditur dhe Italine e mesme dhe ate te jugut. Miq te dashur dhe te respektuar ne momentalishte jemi ne meshiren dhe ne duart e Zotit te plotfuqishem. Dje lezova nje portal qe e kishte shkruar vellau im Bujari dhe me pelqeu pa mase. Prandaj miq te dashur ju keshilloj qe te rrini neper shtepite tuaj, te lozni me femijet e tuaj, kenaquni me prinderit, kujdesuni per kopshtin tuaj etj… Duhet mbyllur urgjentisht kafeterit ( baret),ristorantet dhe intitucionet publike si ketu, pervec spitaleve dhe tansportet publike duhet reduktuar. Keto vendime duhet vendosur parlamenti, ministrija e shendetesise , ministrija per punte e mbrendeshme etj…Ligjet duhet aplikuar sa me shpejte dhe populli duhet ti respektoje, se veprohet vetem per te miren e tyre. Ju lutem mos krijoni frike apo panike, por veproni me rende dhe qetesi te plote qe ta mbani situaten nen kontroll e siper. Une e di se ne vendlindjen time ka shume qe mvaren nga ajo page mujore, por ne keto momente me kryesore eshte ta ruajme dhe te kujdesemi per familjen dhe shoqerine. Solidarizohuni dhe ndihmoni njeri tjetrin ne nevoje dhe ne cdo pikepamje, se vetem ne kete menyre do t’ia dalim ne siperfaqe. Njerezimi ka kaluar shume momente me kritike se ajo e sotit dhe mos u merzitni dhe mos u shqetesoni, se vetem me qetesi, rend, respekte, mareveshje, mirekuptim dhe bashkepunim do t’ia dalim. Kujdesuni per femijet e sidomos per te moshuarit se ata jane me te rezikuar. Tani ju pershendes te gjitheve, mireupafshim dhe mire u degjofshim
.”

FRIKE JO DHE KUJDESE PO

ishte porosia me peshë në fund të postimit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share