Intensifikohen masat parandaluese, dezinfektohet ndërtesa komunale në Gostivar

Në vazhdën e ndërmarrjes së masave parandaluese të Komunës së Gostivarit në luftën kundër virusit Covid-19, sot u bë dezinfektimi i plotë i të gjitha hapësirave të godinës komunale.

Kujtojmë se në dy netët e fundit bëhet pastrimi dhe larja e rrugëve kryesore të qytetit, ndërsa aksioni në fjalë do të vazhdojë ehe në ditët në vijim.

Komuna e Gostivarit, apelon edhe njëherë deri tek qytetarët që pa ndonjë nevojë të mos dalin nga shtëpia dhe tu përmbahen rekomandimeve të Organizatës Shëndetësore Botërore dhe institucioneve të shëndetit publik në vendin tonë. Ndonëse nuk ka vend për panik, kujdesi duhet të jetë maksimal dhe të gjithë të kontribuojmë për shëndetin publik .

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share