Coronavirusi,gjatë natës në Gostivar larje intensive e rrugëve të qytetit

Komuna e Gostivarit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe mbrëmë ka bërë larjen e rrugëve në qytet. Larja ka filluar rreth orës 21:00, ndërsa në rrugët e qytetit shihen punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” dhe ato të Njësitit Territorial Kundër Zjarreve – Gostivar, të cilët të ndarë në grupe kanë larë rrugët deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Në terren ndodhet edhe drejtori i N.P “Komunalec”, Isak Lazami, i cili thekson se masat e marra nga Komuna e Gostivarit synojnë parandalimin e përhapjes së coronavirusit, për të cilin kërkohet gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evituar grumbullimet.

“Në qytet ndodhen 15 punonjës të ndërmarrjes komunale dhe të zjarrfikësve të ndarë në katër grupe me katër automjete speciale për larjen e rrugëve. Nga ora 21:00 e deri më tani kemi larë në tërësi rrugën Kej Vardar, qendrën e qytetit, rrugën nga Pallati i Kulturës deri te Stacioni i autobusave, rrugën e Dibrës dhe disa rrugë lidhëse me të sipërpërmendurat. Vazhdojmë kështu deri në ora 5 apo 6 e mëngjesit, kur të fillojë frekuentimi i automjeteve dhe këmbësorëve”, deklaroi drejtori i N.P “Komunalec”, Isak Lazami.

Ndryshe, para dy netësh ndërmarrjet publike komunale kanë filluar me larjen intensive të rrugëve kryesore të qytetit dhe dezinfektimin e kontejnerëve për mbeturina, ndërsa ky aksion do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe në ditët në vijim. Pastrimi dhe dezinfektimi do të bëhet kryesisht në orët e mbrëmjes që mos pengohet lëvizja e qytetarëve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share