SPB Tetovë gjatë ditës lëshoi apel të rëndësishëm për qytetarët

Apeli i Policisë po respektohet, qytetarët e Gostivarit nuk po duken rrugëve,pasi që rrugët e Gostivarit në përgjithësi duken të zbarazura,kujtojmë se sot,Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka bërë apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ‘Korona Virusit’ me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shëndetit të qytetarëve.

SPB Tetovë, me apel të veçantë deri tek pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, që detyrimisht të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00. Respektimi i këtij vendimi të Qeverisë, do të kontrollohet në koordinim me Inspektoratin shtetërorë të tregut dhe menjëherë do të ndërmeren sanksionet e parapara ligjore.

SPB Tetovë edhe një herë apelon qytetarët, që tju përmbahen paralajmërimeve të institucioneve lokale regjionale dhe shtetërore-të shëndetësisë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share