Lëndohet një 33 vjeçare në Gostivar

Mbrëmë (13-mars) rreth orës 04.00 në SPB Tetovë, është denoncuar zjarr në një shtëpi në rrugën e ,,Balindollit” në Gostivar, në të cilën përkohësishtë ka qëndruar 33-vjeçarja L.M. nga Sërmnova e Gostivarit.

Gjatë tentimit që ta shuaj zjarrin, L.M. ka marur plagë të djegura në duar dhe fytyrë, kështu që me autoambulancë është dërguar në Spitalin ,,Ferid Murat” në Gostivar, për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Me intervenim të Ekipit teritorial të zjarrëfikësve të Gostivarit, 40 minuta më vonë zjarri është lokalizuar në tërësi.

Inspektimi në vendin e ngjarjes, do të kryhet gjatë ditës së sotme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share