Kryetari Taravari priti në vizitë ambasadorin e Francës, Thimonier

Kryetari i Komunës së Gostivarit Taravari ka pritur në takim Ambasadorin francez në Shkup, Christian Thimonier me të cilin kanë biseduar mes tjerash edhe për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit. Kryetari Taravari tha se këshillat e një miku, siç është ambasadori francez, janë të mirëseardhura jo vetëm për Gostivarit por për të gjithë vendin tonë.

“Sot pata nderin të kem mysafir në kabinetin tim ambasadorin françez në Shkup, ekselnecën e tij Christian Thimonier, me të cilin në një bisedë miqësore bashkëbiseduam për gjendej aktuale në vend si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit në nivel lokal, gjithashtu bashkëbiseduam edhe për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të 12 prillit”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ambasadori Thimonier tha se Komuna e Gostivarit duhet të merret shembull për mënyrën se si ajo funksionon.

“Po e ndjekim nga afër gjithcka që ndodh në qytetin e Gostivarit dhe jo vetëm, dhe mund të them se qyteti i Gostivarit është një qytet model”, deklaroi ambasadori Thimonier.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, ambasadori francez theksoi se ato do të jenë test i rëndësishëm për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE. Ftoi qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, pasi siç tha, ata vendosin për drejtimin e shtetit.

“Poashtu në këtë vizitë, folëm me kryetarin dhe për zgjedhjet në vend që natyrisht tregojnë imazhin e një shteti, si një vend ku kriteret demokratike për zgjedhje të lira do të duhet të respektohen. Shpresoj që fushata të zhvillohet në bazë të kritereve europiane dhe të dëshmohet përkushtimi europian, sepse jemi në prag të një vendimi për Maqedoninë e Veriut që do të përcaktoi rrugëtimin e këtij shteti drejt BE-së. Ne po ndjekim nga afër veprimet e politikanëve në këto zgjedhje, sepse siç e dini hapet një etapë e re për Maqedoninë e Veriut. Qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, sepse janë ata që ndërtojnë lëgjitimitetin dhe vendosin për të ardhmen e vendit”, theksoi ambasadori francez, Thimonier.

Kjo ka qenë vizita e pesë e ambasadorit francez Christian Thimonier në Gostivar prej kur komuna drejtohet nga kryetari Taravari.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share