Eliminohet Shkupi, Shkëndija, Struga T.L., Akademia P. dhe Bregallnica plasohen në gjysmëfinale

Janë zhvilluar ndeshjet kthyese të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ku edhe janë mësuar emrat e katër skuadrave që u plasuan në gjysmëfinale. Akademia Pandevi, Bregallnica, Shkëndija dhe Struga Trim-Lum janë skuadrat që u plasuan në gjysmëfinale të këtij evenimenti, bën të ditur gazeta KOHA.

Në ndeshjen derbi mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës nuk kishte fitues 2-2, mirëpo për shkak të dy golave në cilësinë e mysafirit, kuqezinjtë nga Tetova u plasuan në gjysmëfinale. Për skuadrën e Shkëndijës golat i shënuan Nafiu dhe Besart Ibraimi.

Befasia nëse do të kishim mundur ta quajmë ashtu ndodhi në Tetovë, ku skuadra e Struga Trim-Lum mundi Renovën me 1-2. Të parët në epërsi kaluan bardhekaltërit me golin e Kadriut, ndërsa në vazhdim skuadra strugane shënoi dy gola. Së pari Deliaj barazoi në 1-1, ndërsa për 1-2 pas asistimit të Florent Osmanit, Cvetanovski në minutën e 83 shënoi golin e fitores.

Skuadra e Bregallnicës edhe në përballjen e dytë ka arritur fitore përballë Labunishtës, kësaj radhe si mysafir me rezultatin 1-4, duke vulosur kështu plasmanin në gjysmëfinale.

Ndërkohë nga ky eveniment u eliminua FC Shkupi, pasi në ndeshjen kthyese nuk shkoj më shumë se barazimi 1-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-1 u përshëndet nga garat e Kupës.

Rezultatet:

Renova – Struga T.L. (0-0) 1-2
Labunishta – Bregallnica (0-1) 1-4
Akademia P. – Shkupi (1-0) 1-1
Rabotniçki – Shkëndija (1-1) 2-2
*Në kllapa janë rezultatet nga ndeshjet e parë

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share