Main Menu

Supë me xhenxhefil dhe karota

Kjo do të ishte një zgjidhje perfekte në këto ditë pranverore. Bëjeni pjesë të tryezës jo vetëm për shijen e mirë, por edhe për vlerat e shumta ushqyese.

Përbërësit:
900 gram karota
950 ml lëng pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë
4 thelpinj hudhër
1 copë xhenxhefil
1 spec djegës
1 gotë ujë
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Vendosni një tigan të madh me vaj ulliri në zjarr mesatar. Shtoni qepën, hudhrat, xhenxhefilin dhe specin e copëtuar. Skuqini për disa minuta, derisa të zbuten.
Hidhni më pas karotat e prera në cpa të vogla dhe gatuajini për 7-8 minuta.
Hidhni lëngun e pulës, mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë.
Bëjeni supë krem në një blender. Shtoni pak kripë dhe piper për shije.
Ruajeni në frigorifer dhe ngroheni kur ta konsumoni.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share