Renova e Shkëndija nuk gabojnë

Janë luajtur ndeshjet e javës së 21-t të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku derbi kësaj jave u luajt në Çair, mes ekipeve të Shkupi dhe Renovës.

Në këtë duel fitoi ekipi i Renovës me rezultat 3-2, edhe pse Shkupi kaloi I pari në epërsi me golin e brazilianit Serginho.

Kur pritej fundi i pjesës së parë Kadriu shënoi gol në minutën e 44-të, ndërsa Ademi I dha epërsinë Renovës në kohën shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Renova shfrytëzoi gabimin e Shkupit, pasi dy lojtarë të mbrojtjes u ndëshkuan me karton të kuq, Glishiç dhe Neto, ndërsa përsëri ishte Kadriu që shënoi për epërsi 3-1.

Shkupi zbuti epërsinë përsëri me Serginhon në minutën e 80-të, por nuk pati forcë me dy lojtarë më pak të arrijë edhe barazimin.

Skuadra e Shkëndijës nuk ka gabuar në Tetovë, pasi e ka mundur Makedonija Gj.P me rezultatin 4-1.

Imeri shënoi i pari për epërsi të kuqeznjve, ndërsa mysafirët barazuan me Jasharovskin në pjesën e dytë nga penalltia.

Më pas gjithçka ishte në të mirë të kampionit aktual, që sjhënoi edhe tre gola, Neziri, përsëri Omar Imeri dhe në fund Zejnullai.

Ndeshja e tretë në mes Akademija Pandevit dhe Borecit u mbyll pa gola 0-0.

Me këtë fitore Shkëndija tani ka 35 pikë, Shkupi e Renova tani kanë nga 25 pikë dhe ndajnë pozitata e 6, 7 dhe 8 së bashku me Struga Trim&Lum.

pothuajse të gjitha ndeshjet ishin derbi. Sigurisht se më intërësant ishte në Kratovë ku Sileksi ka ndalur Shkëndijën në barazim dhe kështu ka bërë një befasi tjetër. Dy ekipet kanë ndarë pikë në një ndeshje ku nuk u shënua asnjë gol.

Renova ka marrë fitore me shumë vlerë në duelin ndaj Struga Trim&Lum. Golat u shënuan nga Miovski në pjesën e parë dhe Kadriu në të dytën.

Shkupi edhe pse kishte epërsi në pjesën e parë ndaj Rabotniçkit me golin që e shënoi Besir Iseni nga penalltia.

Rabotniçki u rikthye me përmbysje me dy gola të shënuar në pjesën e dytë me atë të Toshevskit.

Në këtë ndeshje te Shkupi u lënduan Besar Iseni dhe Sergio, ndërsa me kartonë të kuq u ndëshkuan Suhel Muharem I Shkupit dhe Toshevski I Rabotniçkit.

Në ndeshjen e fundit Makedonija Gj.P ka marrë fitore me vlerë ndaj Akademija Pandevit./albsport

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share