Vardari fiton Dritën, Gostivari merr një pikë, humbin Korabi e Vëllazërimi

Skuadra e Gostivarit ka marrë një pikë të madhe në udhëtimin te skuadra e Kadinos. Edhe pse ekipi i Gostivarit isht në epërsi që nga pjesa e parë me golin e Besir Ramadanit 43’, në fund duhej që të ngushëllohet vetëm me një pikë.

Ndërkohë disfatë të lartë ka pësuar KF Korabi i Dibrës, që është mundur 3-0 nga Pelisteri, skuadër kjo që po paralajmëron rikthimin në elitën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Edhe skuadra tjetër shqiptare, Vëllazërimi nuk kaloi mirë në Shkup, ku u mund 2-0 nga “Skopje”. Ndërkohë fitore në derbin shqiptar të Ligës së Dytë ka marrë Vardari i Forinës ndaj Dritës së Bogovinës, duke e mundur me rezultatin 2-0.

Java e parë e sezonit pranveror mbyllet nesër me ndeshjen Labunishta – Ohri.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share