Kalkulimet për kandidatët e mundshëm për deputetë nga Gostivari, Taravari: Kuadrot e vjetra të BDI-së, do ti sfidojmë me profesionistë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherit sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar propozimet e funidt nga dega e BDI-së së Gostivarit të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

Taravari thotë se me kandidatët e propozuar, BDI edhe një herë dëshmon se mbetet e pa reformuar, përderisa edhe në këto zgjedhje do të garon me kuadrot e vjetra.

Ai tha se Aleanca për Shqiptarët me kuadrot që ka, do ta ketë shumë të lehtë fitoren në Pollog, karshi oponentit politik, BDI-së.

Rreth emrave të mundshëm nga ASH për kandidatë për deputetë, Taravri tha se ato të gjithë do të jenë profesionist të dëshmuar, por fjalën e fundit do ta ketë kryesia e partisë.

I pyetur nëse ai vetë do të garon në Njësinë e Gjashtë zgjedhore, Taravari thotë se do të vazhdon t’i shërbejë Gostivarit, pasi mandat i tij si kryetar komune mbaron vitin tjetër.

Ndryshe, nga dega e BDI në Gostivar, kanë tetë propozime si kandidat për deputetë në zgjedhjet e 12 Prillit.

Këshillat Vendore kanë nominuar ish kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ish deputeten nga përbërja e fundit në Kuvend Mirsada Emini – Asani, Hasim Dearin, Saranda Imerin, Arta Bilalli Zendelin, Vjollca Ademin dhe Imran Zhupanin.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Komuna e Vrapçishtit i ka propozoi kryesisë së ngushtë tre kandidatë: Kujtim Fetai, jurist i propozuar nga Këshilli vendor Gradec, Ejup Jahja drejtor i inspektoratit i propozuar nga Kēshilli vendor Negotinë dhe Bajram Kadrija, ish kryetar i Komunës së Vrapçishtit dhe pedagog i Artit Figurativ i propozuar nga Këshilli vendor Vrapçisht.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share