Sa shpesh duhet t’i prisni flokët?

Sa herë shkoni te parukierja? Një herë në muaj? Dy? Apo më rrallë?!…qenka praktikë që nuk duhet t’ia lëmë në dorë vetëm humorit apo dëshirës për të ndryshuar.
Standardi për të prerë flokët është çdo gjashtë deri në dhjetë javë, ku çdo gjë varet nga gjatësia dhe cilësia e flokut që keni. Ekspertët theksojnë se ju duhet të bëni kudjes në lidhje me gjatësinë e flokëve sepse nëse e dini që nuk ju rriten shumë shpejt, atëherë nuk duhet të eksperimentoni shumë. Nëse i prisni shumë të shkurtra dhe ato nuk ju rriten shpejt dhe mbi të gjitha nëse doni të ndiqni trendet e kohës atëherë nuk do të mund ta bëni dot këtë për një farë periudhe kështu që kujdes në lidhje me këtë pikë.
Këshilla tjetër është që nëse i keni majat e prishura atëherë vetëm ato duhet të prisni dhe jo më shumë, kuptohet nëse kjo gjë I bashkëngjitet pikës më lart që flokët tuaj ju rriten më ngadalë. Pastaj nëse ndodh e kundërta ju mund të vazhdoni me prerjen e tyre.
Mos i prisni flokët në një kohë kur klima, apo dhe faktorë të tjerë janë të mirë, sepse kjo periudhë do ti forcojë më shumë ato dhe ju mund të realizoni modele të ndryshme, të cilat mund të bëhen vetëm me flokë të gjatë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share