Stuhia ‘Dennis’: Lajmërime për përmbytje në Britaninë e Madhe

Moti ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar dëme të shumta në prona dhe të paktën tre viktima në total prej fundjavës së shkuar.

Përmbytjet e provokuara nga stuhia “Denis” mbuluan në ujë zona të tëra të Anglisë Perëndimore.

Më shumë se 200 lajmërime për vërshime lumenjsh u janë përcjellë edhe banorëve të Uellsit e Skocisë.

“Kemi 1 mijë pjesëtarë të stafit të emergjencave në terren që po përgatitin banorët për përmbytjet apo po ndihmojnë me evakuimet, për fat të keq. Po monitorojmë nga afër qytezat si Sevërni, Shrusbëri apo Bëudli, ku nivelet e ujit pritet të rriten,” informoi ministri i shtetit për mjedisin.

Deklarata erdhi pasi shirat e dendur nxorën nga shtrati lumin e qytetit të Herifëdit, duke rrezikuar banorët e duke zhytur në ujë lagjet dhe banesat.

Stuhia “Dennis” që zbarkoi në Angli të shtunën solli me vete brenda 2 ditëve një sasi reshjesh të barabartë me një muaj.

Vendi mbetet sërish nën rrezikun e përmbytjeve ndërsa ende nuk ka rikuperuar dëmet që shkaktoi një javë më parë stuhia “Kiara”, e cila në Europë do u merrte jetën të paktën 8 personave.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share