Zgjedhjet, nisin kalkulimet për koalicione

Partitë politike nuk do të mbyllin listat e kandidatëve për deputetë deri në ditët e fundit para dorëzimit të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. LSDM-ja ka njoftuar tashmë se do të ketë kandidatë shqiptar në njësinë e parë, të dytë, të tretë dhe të gjashtë zgjedhore. Por, sipas tyre, kjo nuk nënkupton që këto vende në listë do t’u takojnë partive shqiptare me të cilat mund do të bëjnë koalicion. Kjo parti nuk përjashton mundësinë e koalicionimit me Besën dhe PDSH-në.

“Gjithsesi kjo nuk duhet patjetër të lidhet me koalicionet e mundshme me ndonjë parti shqiptare që të eventualisht të kemi kandidatë shqiptarë në listat tona të kandidatëve. LSDM-ja është parti e të gjitha qytetarëve dhe nuk është parti nacionaliste. Ne jemi të hapur”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM.

Emrat e bartësve të listave të kandidatëve për deputetë bashkë me listat e plotë, LSDM-ja do t’i verifikojë në kongresin e partisë i cili pritet të jetë mes datave 8 deri 12 mars. Mundësinë e koalicionimit nuk e përjashtojnë nga Besa dhe PDSH-ja. Nga Besa thonë se deri tani nuk kanë ofertë konkrete nga partia e Zaevit kurse nga PDSH-ja thonë se vendimet do të merren nga organet e partisë.

Mundësinë e koalicionimit me partitë shqiptare nuk e ka hedhur poshtë as VMRO-DPMNE-ja, megjithatë nuk ka veprime konkrete në këtë drejtim. Kreu i partisë Hristijan Mickoski njofton se ditët e para të marsit do të mësohen emrat e kandidatëve për deputetë, në mesin e të cilëve pritet të ketë figura të reja por edhe deputetë me përvojë.

“Bartësit e listave për njësitë zgjedhore do të publikohen mes datës 1 dhe 5 mars kurse pjesa tjetër e listës ose personat të cilët do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së, jo më vonë se 10 marsi”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Një koalicion eventual mes partive shqiptare dhe një partie maqedonase, ku më shumë gjasa ka të jetë LSDM-ja, do të ishte koalicioni i parë mes partive me baza të ndryshme etnike. Listat e kandidatëve për deputetë partitë politike duhet t’i dorëzojnë në KSHZ, e shumta, deri më 12 mars./zhurnal

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share