Pasaporta ka vetëm për ata që paguajnë më shtrenjtë

Ministria e Punëve të Brendshme, posedon vetëm 3600 deri në 3700 shabllone të pasaportave, pasaporta do të marrin vetëm rreth 650 persona që kanë aplikuar për pasaportë nëpërmjet procedurës urgjente, ndërsa shabllonet tjera ruhen për raste prioritare mjekësore. Kështu ka deklaruar ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev, i cili njoftoi se deri më tani në MPB kanë arritur rreth 16 000 aplikime për pasaporta nëpërmjet procedurës së rregullt, të cilat nuk mund të jenë gati, derisa të arrijnë shabllonet e reja, që janë përcaktuar për muajin e ardhshëm. Çulev nënvizoi se që tani, sistemi për përcaktimin e terminit për pasaporta nuk do të jetë në funksion.

Naqe Çulev, Ministër teknik i punëve të brendshme

“Për momentin në dispozicion, kemi rreth 16 500 kërkesa për pasaporta, të dërguara nëpërmjet procedurës së rregullt, nëpërmjet procedurës urgjente ka rreth 3600- 3700 pasaporta. Unë duke pasur parasysh se është një problem serioz që e kemi trashëguar dhe që situata është alarmante, përpiqem të në kontakt me kompaninë “Veritos”, përpiqem në kontaktet me ambasadën gjermane, kam tentuar të shtunën, dorëzova informacion në qeveri, ku propozova konkluzione që Qeveria të gjej mënyrë, që ta tejkalojmë këtë situatë. Megjithatë qeveria nuk kishte mirëkuptim dhe e ktheu lëndën në ingerancat e ministrisë se punëve të brendshme”

Sipas ministrit Çulev, të gjithë personat që tashmë kanë aplikuar nëpërmjet procedurës së rregullt duhet të presin deri në arritjen e pasaportave të reja. Ai tha se kompania po bën përpjekje që ta shkurtojë afatin dhe pasaportat të arrijnë më herët, megjithatë sipas tij,  kjo është vetëm një premtim dhe nuk ekziston në formë të shkruar. Sipas Çulevit tashmë janë të porositura rreth 100.000 pasaporta të cilat do të arrijnë t’i kënaqin nevojat tërësisht.

Naqe Çulev, Ministër teknik i punëve të brendshme
“Të gjithë qytetarët që kanë përcaktuar termin nëpërmjet procedurës urgjente prej më herët do të procesuohen dhe do të u jepen pasaportat, ata që kanë përcaktuar nëpërmjet procedurës së rregullt, ju thash fizikisht nuk është e mundur që tu dorëzohen. Me procedurë urgjente janë 650 kërkesa. Porosia e radhës, duhet të arrijë më 24 mars, kemi premtim prej “Veritos”se ajo periudhë mund të shkurtohet për 10 ditë deri në dy javë, megjithatë nuk e kemi me shkrim dhe vlerësimi im është se “Veritos” po bën përpjekje për gjetjen e materialeve, pasi bëhet fjalë për materiale specifike. Porosia i përmban rreth 100 000 shabllonë për pasaporta, që do t’i kënaqin nevojat tërësisht“

Problemi me mungesat e letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes është tejkaluar dhe sipas ministrit tanimë nuk ka mungesa as edhe një ditë. Përndryshe ministri teknik, Naqe Çulev, ka theksuar se institucioni që udhëheq ai, ka indikacione për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në procedura lidhur me furnizimin publik të tre mijë palë çizmeve të policisë nga kompania “Pinko Kirill” , në vlerë prej 15 milionë denarësh, për të cilat dy laboratori të akredituara kanë konstatuar se nuk i kënaqin kërkesat e specifikacionit teknik të MPB-së. Sipas ministrit teknik, E gjithë procedura për furnizimin publik të çizmeve për nëpunësit policorë, është bërë gjatë kohës së ish-ministrit, Oliver Spasovski. Ai paralajmëroi se për këto veprime nga Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale është dorëzuar parashtresë përkatëse në PTHP për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çka pas marrjes së sugjerimeve plotësuese nga PTHP do të ndërmerren masa përkatëse.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share