NATO po përgatitet për flamurin maqedonas

Para selisë së NATO-s po bëhen përgatitjet e fundit për ngritjen e falmurit të Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30 e Aleancës, publikuan në Facebook ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe zv/ministri për punë të jashtme Andrej Zhernovski.

“Përgatitje të fundit para selisë së NATO-s për ngritjen e flamurit tonë. Po bëhemi anëtarja e 30 e Aleancës më të fuqishme ushtarake! Kjo është arsye për krenari të përbashkët”, ka shkruar Shekerinska.

“NATO po përgatitet për flamurin maqedonas”, ka shkruar zv/ministri për punë të jashtme, Andrej Zhernovski.

“A mund të jemi indiferent në këtë skenë të sotme para selisë së NATO-s”, ka shkruar ai.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share