Talat Xhaferi shpall zyrtarisht zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në një konferencë për shtyp ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Xhaferi nga presidenca ka njoftuar se janë rrespektuar të gjitha afatet kohore për të nënshkruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat sipas Xhaferit i dakorduan politikanët.

Ai tha se vendimin e nënshkruar e ka dorëzuar deri në KSHZ, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Drejtësisë,dhe theksoi që pasi liderët vendosën ta kthejnë mandatin tek sovrani e drejta e tyre është që tash të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Ai apeloi deri tek të gjithë aktorët politik që dita e zgjedhjeve të jetë një ditë solemne meqëllim që të marrim një pasqyrim pozitiv në samitin e Zagrebit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share