Atalanta-Roma, duel Championsi në Serinë A, Manaj ëndërron minuta te Barça

Përballje interesante nga 6 kampionate elitare në Europë. Mungojnë ndoshta përplasjet më të mëdha sot në Serinë A, megjithatë kampionati italian përfaqësohet në mbrëmje me një përballje sugjestionuese, siç është Atalanta-Roma, që do të zhvillohet në orën 20:45. Në Bergamo luhet për një objektiv shumë të rëndësishëm, zonën Champions, pasi Atalanta, që është pritëse në këtë takim, mban vendin e katër me vetëm tri pikë më shumë se verdhekuqtë, që ndjekin nga pas.

Më herët, në orën 15:00, do të transmetohen Lecce-SPAL, me protagonist në fushë, me ngjyrat e SPAL-it, Etrit Berishën, që megjithëse po bën gjithçka për ta ruajtur portën, skuadra e tij po shkon drejt Serisë B.

Në orën 18:00, po nga Seria A do të transmetohet Bologna-Genoa, një sfidë mes dy skuadrave me objektiva të kundërta. Ekipi i drejtuar nga Sinisa Mihajlovic synon të befasojë me një vend në kupat e Europës, ndërsa për gjenovezët qëndrimi në Serinë A mbetet objektivi primar.

Më mjaft interes pritet në orën 16:00, nga LA Liga, Barcelona-Getafe, që do të zhvillohet në “Camp Nou”, për faktin se trajneri Quique Setien ka grumbulluar sulmuesin kuqezi, Rey Manaj, të cilit mund t’i rezervohen disa minuta në fushë, në varësi edhe të ecurisë së ndeshjesh. Një shans të cilin sulmuesi 22-vjeçar kërkon ta shfrytëzojë në maksimum, pasi mund t’i jepet mundësia edhe në Champions, në mungesë të sulmuesve Luiz Suarez dhe Ousmane Dembele, të dy të dëmtuar rëndë.

Takimi tjetër i ditës nga kampionati spanjoll është Villareal–Levante, që do të nisë në orën 18:30.

Skuadra e Liverpoolit pret thjesht të kalojnë edhe pak javë për t’u shpallur matematikisht kampion i Premier League. “The Reds” këtë të shtunë, në orën 18:30, do të jenë mysafirë në fushën e Norwichit, ekip që duket i destinuar për të rënë nga kategoria (renditet i fundit me 18 pikë)

Nga Bundesliga, nëpërmjet Eurosport 2, të pasionuarit e futbollit gjerman mund të ndjekin Leipzig–Werder Bremen (15:30) dhe F. Dusseldorf–M’gladbach (18:30), ndërsa nga Ligue 1 është përzgjedhur Amiens-PSG (17:30). Nga Eredivisie do të transmetohet vetëm një takim, Den Haag – PSV (19:45).

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share