Rama takohet me homologun kanadez Trudeau

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është takuar ditën e sotme me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau. Takimi është zhvilluar në Munih të Gjermanisë, me fokus mbi Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve.

Rama shprehet se Kanadaja ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe. Trudeau tha se dy vendet kanë punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s.

“Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për tërmetin e tmerrshëm, për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është e angazhuar për të marrë pjesë në Konferencën e Rindërtimit, në Shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për misionin “Enhanced Forward Presence” dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara”, tha kreu i qeverisë kanadeze”, u shpreh kryeministri Kandaez Justin Trudeau.

Ndërkohë Rama pasi e ka falënderuar, me humor i tha se e vlerëson që u ul nga ana e flamurit shqiptar.

“Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t’ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në Konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar”, u shpeh Rama. /tvklan.al

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share