Sa filloi, debati për Ligjin për PP u ngujua në vërejtje procedurale

Në Kuvend pasdite vazhdoi seanca, ku në rend dite është Propozim-ligji për prokurorinë publike, ndërsa fillimi i vazhdimit kaloi në akuzë të ndërsjellë të koordinatorëve të grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për atë se kush dëshiron ose kush nuk dëshiron të miratohet kjo zgjidhje ligjore, kush dëshiron ose kush frikohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose kush dëshiron të mbrohet nga krimet e bëra. Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pauzë prej një ore.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitrevski tha se ata si parti kanë qëndrim se duhet të miratohen ligjet, e pastaj të shpërbëhet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje. Kjo, tha ai, është qëndrim të cilin disa herë e kanë publikuar.

“Deputetët tanë të heqin dorë nga fjalimet, që sa më shpejtë të përfundojë debati dhe të miratohet ajo që është në interes të qytetarëve, të shpërndahemi dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Mitrevski.

Në këtë, replikë ka pasur kolegu i tij, koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili tha se fakti se disa zgjidhje të caktuara ligjore nuk janë miratuar është rezultat i paaftësisë për organizimin. Keni dërguar 200 ligje me procedurë të shkurtuar muajt e fundit, tha ai, e këtë dëshironi ta bëni edhe me Ligjin për prokurori publike, i cili do të ketë efekt të anuluar. Kjo, potencoi ai, është rezultat i dëshirës që të shpëtohet pushteti nga veprimet kriminele që i ka bërë.

“Tregoni para opinionit në vend – i dini rejtingjet dhe frikësoheni nga zgjedhjet”, tha Micevski.

Ai tha se kur te presidenti Stevo Pendarovski janë dakorduar zgjedhjet dhe data 12 prill me propozim të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, nuk janë parashtruar kurrfarë kushtesh.

Para fillimit të seancës, në Kuvend u mbajt koordinim i grupeve të deputetëve te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në këtë, vërejtje ka pasur deputetja e grupit të pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Emilija Aleksandrova, e cila kërkoi sqarim nga Xhaferi se pse nuk janë ftuar në atë koordinim.

“Ne në koordinime të rregullta të cilat mbahen të hënën, dakordohemi se si do të zhvillohet seanca dhe vendosim drejtime të përgjithshme. Ndërkohë, nëse paraqiten dallime lidhur me gjërat, unë në koordinim u bëj thirrje atyre të cilët kanë dilema të ndryshme”, replikoi Xhaferi.

Ai ende shtoi se dëshiron që opinioni të dijë se ai nuk është fajtor për moskonvokimin ose anulimin e seancave, pasi, siç theksoi, kjo ka të bëjë pikërisht me dallimet që paraqiten në mënyrë shtesë për disa çështje.

Në Kuvend për sot janë planifikuar dy seanca. Në të parën në rend të ditës është Propozim ligji për prokurori publike, për të cili nevojitet shumicë prej dy të tretave, ndërsa në të dytën, të caktuar për ora 15, është propozimi i kryeministrit, Oliver Spasovski për shkarkimin  e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi./medial

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share