Juventusi dëshiron transferimin e Willianit

Juventusi është i prirur të nënshkruajë me sulmuesin anësor të Chelseat, Willian, këtë verë.

Braziliani do të bëhet lojtar i lirë gjatë verës pasi një marrëveshje rinovimi të kontratës nuk pritet të arrihet mes tij dhe Chelseat.

Sipas mediumit britanik Daily Express, Juventusi është i gatshëm t’i japë 31-vjeçarit atë që dëshiron.

Ajo që po punon kundër Juves është fakti që Willianit nuk i pëlqente të luante nën urdhrat e Maurizio Sarrit kur ishte në krye të klubit nga Stamford Bridge.

Sarri është nën presion për të mbajtur punën e tij pasi Juve u rrëzua në vendin e dytë në renditjen e Serie pas humbjes nga Verona në fundjavë.

Në garë për brazilianin është edhe klubi katalunas, Barcelona dhe ai anglez, Tottenham Hotspur.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share