Seanca për Ligjin e Prokurorisë Publike u ndërpre nga Xhaferi: Nuk pranoj porosi nga Fejsbuku!

Seanca filloi me një orë vonesë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu atë pas 10 minutave. Si shkak ishte mospasja e shumicës parlamentare për votim të Ligjit të Prokurorisë Publike si dhe një publikim i sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski në rrjetin social Fejsbuk, transmeton Portalb.mk.

Xhaferi tha se seanca vazhdon nesër në ora 11. Ai porositi liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut të mblidhen dhe të merren vesh, sipas formatit të Marrëveshjes së Përzhinës, në takim liderësh për të sigurar shumicë.

Ai ishte i revoltuar nga publikimi i sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski në rrjetin social Fejsbuk. Nikollovski shkruan se ekziston mundësi reale që partia e tij të krijojë një shumicë të re parlamentare nëse Kuvendi, sipas tij, taktizon me këtë ligj, dhe disa ligje të tjera.

“Nëse Kuvendi vazhdon të taktizojë dhe nëse parandalohet në ndonjë mënyrë votimi për ligjet e rëndësishme, e në veçanti Ligjit për Prokurorinë Publike, Kodit Zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahih … atëherë ekziston mundësi reale ne të kirjojmë një shumicë të re parlamentare, dhe më pas një qeveri të re stabile që do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare. Maqedonia Veriore nuk do të mbahet peng e interesave partiake dhe kriminele, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane janë prioritet i qytetarëve dhe ne do të luftojmë deri në atomin e fundit.” shkruan Nikollovski.

Ai për TV 21 tha se nëse nuk votohet Ligji, ka mundësi të shtyhen zgjedhjet, ka mundësi që zgjedhjet e ardhme të jenë ata që organizohen në termin të rregullt.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share