Me vonesë prej një ore filloi seanca për Ligjin e Prokurorisë Publike

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kishte vendosur që në ora 21 të mbahet Seanca 135 në lidhje me Ligjin për Prokurorinë publike dhe Ligjin për Këshillin e prokurorëve publik. Seanca filloi me një orë vonesë, në ora 21.55.

Propozim-ligji për Prokurori Publike dje kaloi në Komisionin kuvendor amë për Çështje Evropiane.

Anëtarët e Komisionit i kanë shqyrtuan propozim-ligjin për Prokurori Publike dhe propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, me procedurë të shkurtuar.

Renata Deskoska, ministrja e drejtësisë ka prezantuar dy amendamentet e reja të Ligjit për Prokurori publike në Komisionin kuvendor për çështje evropiane.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë që do ta ketë kryeprokurori për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kësaj radhe do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publikë. Të gjithë prokurorët do të votojnë për prokurorin publik për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa më pas ai që do të marrë më së shumti vota do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve publikë. Paraprakisht, Këshilli i prokurorëve publikë përpiloi listë të personave të cilët janë paraqitur në konkurs të publikuar dhe i plotësojnë kushtet”, tha Deskoska.

Kuvendi pritet të shpërndahet më 16 shkurt, ndërkaq zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen më 12 prill.

Për miratimin e këtij ligjit nevojitet shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht duhet të votojnë 80 deputetë nga numri i përgjithshëm.

Ai thotë se kur Qeveria e ka dërguar në procedurë kuvendore ai ka pasur 80 deputetë – përkrahës të ligjit, por se prej atëherë kanë ndodhur trysni dhe kërcënime ndaj deputetëve. Nëse për ligjin do të sigurohet shumicë prej dy të tretave, Zaev theksoi se do të dihet kur të votohet për atë.

Nëse votohet kjo zgjidhje ligjore kjo do të nënkuptojë që “bombat” nuk do të përdoren si prova, por vetëm si indikacione në rastin “Perandoria”, ku i akuzuari i parë është biznesmeni Orce Kamçev, i cili në anën tjetër është dëshmitar kyç në rastin “Zhvatje” kundër ish prokurores speciale publike, Katica Janeva. Përveç rastit “Perandoria”, “bombat” nuk do të jenë prova as në rastin “Regjistrim” kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, rastin “Pushtetari”, kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski dhe raste tjera të ngritura pas afatit të kontestueshëm. Prapë se prapë prokurorët e PSP-së kanë pohuar që për një pjesë të rasteve përveç “bomba” kanë edhe prova tjera.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share