Përfundoi marshi kushtuar personave që humbën jetën në aksidentin rrugor në Llaskarcë

Pjesëmarrësit në marshin dhe qytetarët të cilët iu bashkëngjitën në etapën e fundit, mbërritën pasdite në sheshin në Gostivar. Marshi memorial filloi në mëngjesin e sotëm dhe përfundoi pothuajse në orën 12.

Organizatorët e marshit të gjatë 15 kilometra dëshirojnë të dërgojnë  apel deri te institucionet për përgjegjësi më të madhe në zbatimin e ligjeve në trafik dhe për ngritjen e vetëdijes për siguri më të madhe.

Nisma e marshit doli nga një grup alpinistësh nga Gostivari.

“Dua t’u shpreh falënderim të gjithëve pjesëmarrësve dhe veçanërisht i jemi falënderues komunës, policisë, rrugëve shtetërore të ofrimit të mbështetjes dhe ndihmës që të realizohet kjo e gjithë kjo ngjarje”, tha Zamir Mustafai njëri nga organizatorët e marshit.

Qindra persona në mëngjesin e sotëm rreth orës 6 e filluan marshin memorial nga fshati Llaskarcë të Shkupit, ku para një viti  ndodhni aksidenti i rëndë, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa u lënduan 35 të tjerë.

Më 13 shkurt të vitit 2019, në orët e pasdites në një aksident rrugor në autostradën Shkup – Tetovë, nga rruga doli autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i cili transportonte udhëtarë në linjën e rregullt nga Shkupi në drejtim të Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share