Denoncohen mashtrues që kanë manipuluar në Pollog

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njohton se ka ndërmarrë masa për zbardhje të disa mashtrimeve që ditëve të fundit janë denoncuar nga hoteleri dhe shitës të luleve në Tetovë, Gostivar dhe Vrapçisht.

Gjatë aktiviteteve policore, uniformat blu njoftojnë se tanimë kanë informata të hollësishme se kush janë mashtruesit dhe apelon qytetarët të jetë të kujdesshëm kur përmes thirrjeve telefonike pranojnë rezervime të produkteve të ndryshme dhe shërbimeve, sidmos kur bëhet fjalë për persona të panjohur, të cilët ofrojnë prodhime të ndryshme ose u ofrojnë ndërmjetësim për shërbime, si: punësime, sigurim dokumentesh dhe të ngjashme.

“Individë të aftë dhe të zgjuar, paramendojnë rrëfime të ndryshme dhe metodat që t’i çojnë në huti dhe të vijnë deri te paratë ose diçka tjetër me vlerë, duke u premtuar shërbime, dru për ngrohje, medikamente, automjete, banesa më të lira dhe ngjashëm”, thonë nga policia.

SPB-Tetovë rikujton se mashtrimi paraqet vepër penale (neni 247 nga Kodi Penal) për të cilën parashihet dënim me para ose burg nga 3 deri në 5, gjegjësisht 10 vjet, varësisht nga dëmi i shkaktuar material.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share