Mungesa e pasaportave , kërkohet përgjegjësi

Zëvëndësministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska ka qendruar për vizitë në Stacionin Policor të Gostivarit. Ajo shoqërohej nga kryeshefi i SPB-Tetovë, Amir Dalipi, ndërsa në Gostivar u prit nga komandati Gazi Abdurahimi dhe kryeshefi i policisë së Gostivarit Basri Veseli. Pas takimit, zv.ministrja tha se është e kënaqur me punën e policisë së Pollogut, pasi shënojnë rezultate positive mbi kriminalitetin.
“Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me aktivitetet e zyrtarëve policorë që i ndërmarrin në terren e që janë në interes të qytetarëve. Kam marrë rezultate pozitive që duke falenderuar rolin e tyre preventive dhe masave të ndërmarra, krimi shënon ulje dhe nga ana tjetër shënon rritje veprimi për pastrim të veprimeve kriminale që kanë ndodhur në të kaluarën. Me këtë, qytetarët mund të jenë ndjehen të sigurtë në territorin e SPB-Tetovë, pasi policia në kohë po kryen punën e vet”.
Zv.ministrja plotësuese Petrovska nënvizoi më tej se kjo vizitë vjen edhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
“Poashtu biseduam për organizmin e zgjedhjeve në prag të të cilave ndodhemi dhe realizmin e tyre. Tani për tani nuk ka indikacione për çfardo qoftë grupe kriminale që mund të veprojnë ose që mund ta rrezikojnë sigurinë e qytetarëve”.
E pyetur për mungesën e pasaportave, Petrovska e hodhi fajin te ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili tha ajo, është i paaftë në këtë drejtim dhe e ftoi publikisht të kërkojë ndihmën e saj dhe të shërbimeve për ta tejkaluar problemin.
“Ky problem vjen nga ministri teknik i cili ka qenë i njoftuar nga shërbimet që moti, por për fat të keq duket se ka qenë i ngarkuar me çështje tjera jo bazike dhe nuk i ka kushtuar këtij problemi mjaftueshëm kohë. Unë e ftoj që në vend të deklaratave ku konstaton probleme, të dalë para qytetarëve dhe të punësuarve me zgjidhje konkrete. Nëse nuk i di zgjidhjet, të punësuarit në ministri dhe unë i qendrojë në disponim që t’i gjejmë zgjidhjet bashkarisht, pasi qytetarët e RMV nuk mund të mbeten pa dokumente udhëtimi dhe ky problem duhet tejkaluar sa më parë”.
Në suaza të aktiviteteve të saja punuese, Petrovska ka vizituar edhe Sketorin për Punë të Brendshme Tetovë, si dhe njësitë e tjera organizative në kompetencë të këtij Sektori për punë të brendshme në Kamjan dhe Zherovjan. Ndryshe, që nga formimi i qeverisë teknike, Petrovska si kuadër i LSDM-së dhe ministri teknik Naqe Çulev nga radhët e VMRO-DPMNE-së, janë përplasur vazhdimisht edhe për emërimet që bëhen në MPB.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share