Gostivarasit bën homazhe në orën 5 të mëngjesit në Llaskarcë

Me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Llaskarcës ku në aksident trafiku humbën jetën 16 persona nga Gostivari dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, autoritetet lokale të Gostivarit, familjarë të viktimave dhe të mbijetuarit e këtij aksidenti, kanë zhvilluar homazhe te vendi ku ndodhi tragjedia. Fillimisht në nderim të 16 viktimave në qiell u lëshuan 16 ballona, për të vazhduar pastaj me vendosjen e kurorave me lule, të cilat i pari i vendosi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe kryesuesi i Këshillit komunal të Gostivarit, Besim Memedi. Taravari me këtë rast, sqaroi se pas homazheve vazhdohet me marshin përkujtimor i cili ka filluar nga vendi ku ndodhi tragjedia për të vazhduar deri në Gostivar.
“Marshin, të cilin e nisim nga vendi i tragjedisë i cili ndodhi me 13 shkurt të vitit 2019-të, ka për qëllim shënimin e kësaj dite më tragjike në historinë e Komunës së Gostivarit. Vendosëm në mëngjes të orës 5 e 30 minuta të fillohet marshi dhe të ecet e tërë rruga të cilën duheshte ta përshkojë autobusi dhe ideja është që marshi të përfundojë me mbërritjen në Gostivar nga ora 17 e 30 minuta mu në kohën kur duheshte autobusi me 13 shkurt 2019, të jetë në destiancionin e fundit, në Gostivar”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Pjesë e marshit ishin edhe dy të mbijeturiat e aksidentit tragjik të Llaskarcës, Mersel Neziri dhe Lulzim Dalipi. Ata kanë uruar fatkeqësi si ajo e vitit të kaluar mos i ndodh kurrë më Gostivarit.
“Ky homzh dhe ky marsh kanë vlerë të madhe pasi kujtojmë ata që i humbëm. Ne nuk ishim në mesin tonë vetë miq, ishim një familje e madhe që udhëtonim gati 12 vite së bashku. I lutemi Zotit tragjedi e ngjashme mos ndodhë kurrë”, tha i mbijetuari i aksidentit, Mersel Neziri.
“Sot, 13 shkurt 2020, bëhen një vit nga ngjarja tragjike që e goditi qytetin e Gostivarit dhe nga ana tjetër edhe pas një viti ende nuk kemi një epilog përfundimtar se si ndodhi rasti”, deklaroi i mbijeturia tjetër, Lulzim Dalipi.
Sadat Qazimi nga fshati Llaskarcë, njëherit njëri nga personat që ndihmoi të aksidentuarit, thotë se 13 shkurti i vitit të kaluar do të mbetet përgjithmonë në memorien e banorëve të fshatit të tij.
“13 shkurti do të mbahet mend për të gjithë banorët tanë, pasi ishte një rast i rëndë e që na preku të gjithve. Gjithçka ndodhi pikërisht në këtë vend ku ndohemi sot. Gëzohem që disa prej tyre janë shëndoshë e mirë dhe i kemi në mesin tonë”, tha Sedat Qazimi dëshmitarë okular i aksidentit të Llaskarcës.
Marshi i cili do të përfundojë në sheshin e qytetit të Gostivarit, ka gjatësi prej rreth 55 kilometra. Iniciativa erdhi nga një grup alpinistësh, ndërsa u mbështet në tërësi nga Komuna e Gostivarit. Me këtë marsh pos përkujtimit të viktimave në tragjedi, synohet të dërgohet mesazh deri te institucionet kompetente shtetërore që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për siguri më të madhe në trafikun rrugor, si dhe sensibilizimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që tragjeditë këtilla mos na përsëriten më.


Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share