Filloi marshi në përkujtim të viktimave të aksidentit të Llaskarcës

Me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Llaskarcës ku në një aksident trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, qindra persona sot herët në mëngjes kanë filluar marshin memorial nga fshati Llaskarcë, ku para një viti ndodhi aksidenti tragjik ku humbën jetën 16 persona, ndërsa 35 mbetën të lënduar.  Iniciativën për marshin qytetarë e ngriti një grup alpinistësh ndërsa është mbështetur edhe nga komuna e Gostivarit. Marshi është paraparë të përfundoj në sheshin e Gostivarit në orët e pasdites.

“Sot do të marshojmë në një rrugë e cila mori jetën e njerëzve tanë, ecim që të kujtojmë organet kompetente se në çdo centimetër të kilometrave të kësaj rruge duhet të zbatohen rregullat e qarkullimit për të mos pasur më tragjedi si ajo e një viti më parë!
I nderuar qoftë kujtimi i të larguarve në tragjedinë e Llaskarcës! Zoti i pastë afër!”, ka shkruar në Facebook, Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share