Brozovic në radarët e Real Madrid

Paraqitjet e mira të Marcelo Brozovic me fanellën e Interit kanë tërhequr vëmendjen e Real Madrid. Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane, i cili shikon te kroati partnerin ideal të Casemiros në mesfushë, ose zëvëndësuesin e brazilianit në rast largimi të tij. 27-vjeçari u bashkua me Interin në janar 2015 nga Dinamo Zagreb, ndërkohë që kontrata e tij me zikaltërit përfundon në qershor të vitit 2022. Brozovic shikohet si një nga liderët e mesfushës së Interit, ndërkohë që në sfidën e fundit ndaj Milanit, mesfushori mbajti edhe shiritin e kapitenit, në mungesë të Handanovic.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share