Dy kandidatë demokratë tërhiqen nga gara për në Shtëpinë Bardhë

Kandidati demokrat, Andrew Yang njoftoi dje, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit të zgjedhjeve paraprake në New Hampshire, ku rezultatet e para nuk i dhanë më shumë se 3% të votave, se do të tërhiqej nga gara për në Shtëpinë e Bardhë.

Ende i panjohur një vit më parë, ai arriti të mbledhë një bazë të mirë entuziastësh për fushatën e tij elektorale, nëpërmjet një ideje të fortë, atë të të ardhura universale mujore prej 1 000 dollarësh, për të gjithë amerikanët, për të kompensuar dëmet nga robotizimi.

Një tjetër garues demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit u tërhoq dje në mbrëmje, senatori i Kolorados, Michael Bennet.

Michael Bennet nuk i kaloi 0,1 % të votave në New Hampshire, sipas rezultateve të pjesshme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share