Mbi një mijë të vdekur nga koronavirusi/ Takim i jashtëzakonshëm i ministrave të Shëndetësisë

Viktimat nga koronavirusi po shtohen në mënyrë tragjike. Të hënën 103 persona vdiqën nga virusi vetëm në provincën Hubei, në Kinë, duke shënuar një  rekord të ri ditor. Numri i viktimave në mbarë vendin ka shkuar në  1.016.

Por fatmirësisht numri i infeksioneve të reja në shkallë vendi ishte zvogëluar gati 20% krahasuar me një ditë më parë.

Sipas zyrtarëve, tani janë mbi 42 mije raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës. Ndërkohë që jashtë Kinës virusi është përhapur në 24 vende dhe janë regjistruar  319 të infektuar.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, i cili  do të mbahet të enjten. Megjithëse mjeket italianë njoftuan se kishin arritur të izolonin përhapjen e epidemisë, vaksina  për ta mposhtur atë është ende larg.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share