Drejtuesit e Gjimnazit të Gostivarit demantojnë ish drejtorin Kamberi

Drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Mirsad Iseini ka mohuar akuzat e një dite më parë nga ish drejtori i kësaj shkolle, Xhezi Kamberi për mos-pasje të certifikatës për drejtor. Në press-konferencë për media, Iseini tha se ka qenë i befasuar me deklarimet e Kamberit dhe rreth asaj që ai shkonë në punë, kur i njejti derisa ka qenë drejtor vetë e ka nënshkruar pushimin vjetor, të cilin pastaj e vazhdon edhe për një javë.
“Ftesa për të qenë ju sot këtu ka karakter demanti në lidhje me deklaratën e djeshme të ish drejtorëve ose më konkretisht të ish drejtorit të Gjimnazit. U habita kur doli me deklarat, pasi deri sot ai është në pushim mjekësor. Dhe për atë që deklaroi se shkon në punë, ai po punon këtu, por demant kam akt-vendimin të cilin e ka nënshkruar vetë ish drejtori me datë 27.12.2019, ku thuhet se deri me 04.02.2020 shfrytëzon pushimin vjetor. Me këtë datë duhej të ktheheshte në punë, por vazhdoi edhe një javë pushim mjekësor dhe sot pasdite duhet të paraqitet në punë”, deklaroi drejtori Iseini.
Iseini ka prezentuar para mediave certifikatën për drejtorë dhe dokumentin për njohjen e një gjuhe të huaj, të cilin dokument, tha se ish drejtori Kamberi nuk e posedon.
“Të thuash të pa vërtetën nuk është e drejtë. Unë si drejtor në këtë shkollë të mesme kam ardhur vetëm për një qëllim: Për harmonizim të raporteve kolegiale në Gjimnaz, pasi brenda pesë viteve ato ishin të shkatërruara totalisht dhe unë vetëm këtë e kam marrë përsipër. Duhet ta dematojë edhe për çështjen se jemi të emëruar drejtor pa licenca. Edhe për këtë ua dëshmojë se unë licencën e kam, dhe tepër ti, atë që ai nuk e ka është dokumenti për zotërim të gjuhës angleze, ndërsa unë të njejtën e posedojë”, tha më tej drejtori Iseini.
Iseini ka mohuar edhe akuzat që në Gjimnazin e Gostivarit nuk mbahen orët mësimore ashtu siç duhet.
“Procesi arsimor përpos ardhjes në punë, ndjekjes së mësimit, parasheh edhe përsosjen e kuadrit arsimor. Dhe ka ndodhur një ditë, ishte e enjete, tre mësimdhënës t’i kemi në seminar. Bëhet fjalë për dy profesoresha të biznesit dhe një profesor të kimisë. Ata e kanë me arsye mungesën pasi kanë ndjekur seminar për përsosmëri. Orët e tyre patjetër se janë zëvendësuar. Por, të thuash se nuk mbahet mësim, është fyerje ndaj kolegëve”, u përgjigje Iseini në pyetjen e gazetarëve.

Nga ana tjetër profesori i Lëndës së Kimisë, Elbash Abazi ka sqaruar “betejën” e tij që ka pasur me ish drejtorin Kamberi nga viti 2013-të. Akuzoi se ka qenë i larguar nga puna duke pasur vendime pune, për çka edhe gjykata ka vendosur ai të kthehet në punë.
“Duke dëgjuar deklaratën e djeshme të ish drejtorit të Gjimnazit për gjoja se ai ka respektuar të gjitha ligjet, po ai në vitin 2013 u emëruar drejtor pa konkurs dhe duke erdhur nga jashtë që është jo ligjore. E dyta, ish drejtori mua dhe tre kolegë në vitin 2013-të nga largoi nga puna me vendim pune. Në atë kohë, ish drejtori ishte ushtreues detyre drejtor dhe këtë e vërteton dokumentacioni, pa të drejtë ligjore me këtë pozicion, jep urdhër për largimin tonë nga puna. Në vitin 2015 u kthyem në punë me vendim gjykate, por përsëri me të njetin pretekst na largoi nga puna si tepricë teknologjike. Në 2017-tën sërish fitojmë gjyqin dhe kthehemi në punë dhe poashtu me vendim të Gjyaktës Supreme, ku ankesën e bëri vet ish drejtroi, përgjigja erdhi në favorin tonë, pra të kthehemi në punë. Edhe aty e humbi lëndën”, deklaroi profesori Abazi.
Abazi tha se Kamberi është personi i fundit që mund të flas për respektim ligjesh, dhe se me shkeljet e bëra derisa ka qenë drejtor, i ka shkaktuar Gjimnazit të Gostivarit 100 mijë euro humbje për largim nga puna të katër punonjësve padrejtësisht.
“Unë di për mua se kjo punë ka kushtuar rreth 18 mijë euro, por plus pagave, ka paguar edhe gjykatat dhe përbarues. Kostoja është shumë e madhe dhe mendojë se për të katër punonjësit që u larguam, kjo Gjimanzit të Gostivarit i ka kushtuar mbi 100 mijë euro”, tha më tej profesori Abazi.
Ndryshe, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, të emëruar nga MASH, të shkarkuar me kthimin e kompetencave në arsim nga kryetari Arben Taravari, reaguan dje përmes një pres-konference duke aluduar se shkarkimi i tyre është i paligjshëm dhe kërkuan të kthehen sërish në vendet e tyre të punës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share