JAPONIA: RAPORTOI 150 RASTE TË KORONAVIRUSIT

Japonia ka zbuluar se në vend ka 150 pacientë me koronavirusin. Mediat lokale raportojnë se ata që u testuan pozitivë me koronavirus në Japoni përfshijnë pasagjerët e bordit të anijes së mbajtur në karantinë.

Anija mbahet në karantinë në provincën japoneze Kanagawa, ndërsa në të ndodhen rreth 3.700 pasagjerë nga 56 vende dhe rajone të ndryshme, përfshirë tre shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Personat e prekur nga virusi përfshijnë 21 japonezë, tetë amerikanë, pesë australianë, pesë kanadezë, si dhe nga një nga Argjentina dhe Mbretëria e Bashkuar. Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Kinë ka shkuar në 97 të dielën, duke shënuar shifrën më të lartë të viktimave brenda një dite.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share