Jep dorëheqjen “trashëgimtarja” e Merkel

Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka hequr dorë nga kandidatura për kancelare si edhe nga posti i kryetares së CDU-së.

Siç raporton agjencia e lajmeve AFP, ajo tha se disa pjesë të Unionit Demokristian kanë “marrëdhënie të pasqaruara” me të djathtën dhe të majtën ekstreme.

Gjermania do të mbajë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vjeshtën e vitit 2021 ku Kramp-Karrenbauer, shihej si favorite për kancelare.

Ajo mori përsipër udhëheqjen e CDU-së në dhjetor të vitit 2018 pasi mundi ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn dhe Friedrich Merz, një ish-veteran i partisë, i cili u mënjanua nga Merkel para se ajo të bëhej kancelare në vitin 2005.

Ndërkaq ky zhvillim thellon telashet e politikës gjermane, pak ditë pasi partia e kancelares Merkel u kritikua ashpër rreth votimeve për kryetarin e shtetit Thuringia ku CDU dhe Alternativa për Gjermaninë e së djathtës së skajshme, mbështetën një kandidat të qendrës.

Votimi shkatërroi atë që është parë si tabu sa i përket bashkëpunimit të partive politike gjermane me partitë ekstreme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share