Interi e fiton me rikthim nderbin ndaj Milanit

Inter Milan's Croatian defender Marcelo Brozovic (C) challenges AC Milan's Ivorian midfielder Franck Kessie (L) and AC Milan's Argentinian midfielder Lucas Biglia (Rear) during the Italian Serie A football match AC Milan vs Inter Milan on September 21, 2019 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo credit should read MIGUEL MEDINA/AFP/Getty Images)

Me një rikthim fantastik, Interi e ka fituar derbin lokal ndaj Milanit (4-2), në atë që njihet si si Derby della Madonnina, në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A.

Rossonerët e patën iniciativën në pjesën e parë duke e kërkuar vazhdimisht golin, ndërsa një mundësi të artë për të shënuar e pati Hakan Çalhanoglu, i cili e goditi shtyllën.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme, kuqezinjtë ia arritën qëllimit. Zlatan Ibrahimovic asistoi me kokë drejt Ante Rebicit, i cili e futi në rrjetë (40’).

Edhe pas zhbllokimit të rezultatit, kuqezinjtë vazhduan të tregoheshin të rrezikshëm dhe ia dolën ta realizonin edhe golin e dytë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), Ibrahimovic ishte i lirë në zonë dhe topi i Franck Kessie shkoi tek ai, ndërsa goditja me kokë u ndal në rrjetë.

Një tjetër Inter u shfaq në pjesën e dytë. Nerazzurrët i shënuan dy gola të shpejtë dhe në këtë mënyrë e barazuan rezultatin ndaj Rossonerëve.

Një top i devijuar shkoi në drejtim të Marcelo Brozovic, i cili goditi me vole dhe shënoi një gol të bukur (51’). Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i zikaltërve. Matias Vecino u tregua i vëmendshëm në zonë duke  e barazuar rezultatin (53’).

Në vazhdim u përmbys rezultatin. Pas një harkimi nga këndi, Stefan de Vrij reagoi në mënyrën më të mirë duke shënuar me kokë golin e epërsisë (70’).

Rastet nuk munguan edhe në vazhdim të ndeshjes, ndërsa Christian Eriksen e goditi shtyllën transversale nga gjuajtja e lirë. Nuk mungoi edhe një shtyllë nga Ibrahimovic në minutat shtesë.

Dhe gjithçka u vulos me golin e Romelu Lukakut në minutat shtesë (90’+3) për ta mbyllur këtë derbi të mrekullueshëm.

Kjo fitore e barazon Interin me pikë me kampionin e Italisë, Juventus (nga 54), ndërsa deri në fund të kampionatit do të shohim një rivalitet të vazhdueshëm. Milani është i teti në tabelë me 32 pikë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share